Avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar mbrëmë pas rastit në Shtërpcë, ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21.
Kërveshi në një postim në Facebook ka reaguar pasi edhe nëna e të riut të plagosur në Shtërpcë tha se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e pastaj plumbi ka goditur djalin e saj.
Pas kësaj deklarate, Kërveshi thekson se mbyllet debati dhe se në këtë rast s’kishte asnjë motiv etnik.
Ai në koment më pas në postimin e tij në Facebook shkruan se madje i ofron edhe mbrojte ligjore nëse është e nevojshme personit të arrestuar.
“E merr vëllaçkoja ne mbrojte ligjore veç le të lajmërohet familja nëse ai nuk e ka atë mundësi! Këta në Shtërpcë pas kësaj kane me tentu me i manipulu provat. Ky rast penal mori fund”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave sot në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, tek i cili është konfiskuar edhe arma e zjarrit.