Pak pas orës 19 e 30 minuta në Bruksel ka filluar darka joformale e kryeministrave të Kosovës, Isa Mustafa, dhe të Serbisë, Aleksdandar Vuçiq bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherin, merr vesh Koha.net.
Më herët zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijançiç tha se temë e bisedimeve midis dy kryeministrave do të jetë progresi i deritashëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit.