Borussia e Dortmundit kaloi pa probleme në cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë pas një suksesi 0-2 ndaj Augsburgut në Bavari. Verdhezinjtë e Tuchel hasën probleme në pjesën e parë në gjetjen e golit, por u zhbollkuan në fraksionin e dytë me anë të Aubameyang që i dha drejtim sfidës me finalizimin e tij.
Zyrtarizimi i kualifikimit të ekipit nga Vestfalia erdhi 5 minuta më pas kur ishte Mhkitharyan që dyfishoi shifrat.
Augsburg që këtë vit luan dhe në Europa League nga ky moment u dorëzua duke kuptuar se këmbngulja për të vazhduar në Kupë do të ishte e tepërt, sepse gjendej në 0-2 brenda në shtëpi me Dortmundit por gjithashtu se dhe në kampionat gjërat nuk janë mirë për skuadrave bavareze, me verdhezinjtë që arritën të presin biletën për më tej.
Hertha e Berlinit siguroi gjithashtu një vend në raundin tjetër pasi triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Nurnberg. Berlinezët, që po zhvillojnë një vit të shkëlqyer dhe në kampionat nuk e patën shumë të vështirë ndaj bavarezëve duke shënuar nga një gol për cdo pjesë, me anë të Daridës në pjesën e parë dhe Brooks në të dytën. Shtutgart gjithashtu kaloi më tej falë një fitoreje 3-2 në kohën shtesë ndaj Braunschweig, ndërsa Bochum mundi 2-0 në transfertë Munich 1860.