Juventusi kalon në epërsi që në fillim të ndeshjes (Video)

E publikuar: 01/12/2017 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Napolit si mysafir që në minutën e 12-të.

Zonja e Vjetër është në epërsi prej 1-0.

Ishte një kundërsulm i shpejtë i nisur nga Doglas Costa i cili pasoi te Paolo Dybala, e ky i fundit asistoi bukur për Gonzalo Higuain, i cili nuk gaboi.

Higuian mori topin në zonë dhe dënoi bukur Pepe Reinan.

Zonja e Vjetër e nis shumë mirë takimin në Sao Paolon e stërmbushur. /Telegrafi/