Një paraqitje e mirë e Rossonerëve në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Rastin më të mirë e pati Bonaventura, por nuk ia doli të shënonte. Bianconerët filluan të luanin në njëzet minutat e fundit të pjesës së parë, porse as ata nuk ishin efektivë, përcjell Telegrafi.
Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë patën një gjysmërast, kur Lemina e dërgoi një top në zonë, derisa një shans të mirë e pati Paul Pogba, por përsëri në vend ishte portieri Donnarumma.
Koha e rregullt përfundoi pa gola, ashtu që u desh që ndeshja të shkonte në vazhdime për ta zgjedhur fituesin.
Bacca dhe Pogba i patën rastet më të mira në pjesën e parë të vazhdimeve që po ashtu përfundoi pa gola. Por, nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë të vazhdimeve.
Porsa shkeli në fushë, Alvaro Morata shënoi golin e fitores që ia dha Zonjës së Vjetër trofeun e dytë sezonal (110).