Juventus-Young Boys: Formacionet e mundshme, sulmi Dybala-Mandzukic

E publikuar: 02/10/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dueli mes Young Boys dhe Juventusit është ndeshja e skuadrave që nuk kanë humbur asnjëherë në kampionat.

Zviceranët për dallim nga italianët e kanë humbur ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores ndaj Valencias kampionët e Serie A duan një tjetër fitore tani ndaj Young Boys, për të konfirmuar kështu dëshirojnë të jenë lider në Grupin H.

Në këtë ndeshje Cristiano Ronaldo nuk luan për shkak të kartonit të kuq ndaj Valencias, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2): Szczesny; Barzagli, Bonucci, Benatia; Cuadrado, Matuidi, Bentancur, Bernardeschi, Alex Sandro; Dybala, Mandzukic.

Young Boys (4-4-2): Von Ballmoos; Schick, Von Bergen, Camara, Benito; Fassnacht, Sow, Sanogo, Sulejmani; Assale, Hoarau.

I pari në grup është Manchester Unitedi me tre pikë, aq sa Juve, kurse Valencia dhe Young Boys ende janë në kërkim të pikëve të para. /Telegrafi/