Juventus Superkampion i Italisë!

E publikuar: 08/08/2015 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti italian, Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Itali.

Kampionët në fuqi të Italisë, kanë triumfuar në ndeshjen e Superkupës, duke mundur Lazion, me rezultat 2-0, të shtunën në Shangai.

Skuadra e Masimiliano Allgerit është treguar ekip më i mirë se “lacialët”, duke e çuar dy herë topin në rrejtën e Lazios.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll pa gola, por në fraksionin e dytë “Zonja e Vjetër”, tregoi klasin e vet, duke shënuar dy gola.

Fillimisht përforcimi i kësaj verë, Mario Mandzukiç (69’) zhbllokoi shifrat, duke kaluar Juven në epërsi, kurse goditjen e dytë Lazios ia dha Paulo Dybala (74’).

Ky është trofeu i tretë i Juvës në këtë vit, pasi më parë fitoj Scudetton dhe Kupën e Italisë.