Juventus nis përgatitjet për titullin

E publikuar: 21/04/2016 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus përgatit festën e titullit kampion në Seria A. Bardhezinjtë kanë 9 pikë avantazh ndaj skuadrës së Napolit dhe kur kanë mbetur 4 javë nga fundi i kampionatit, titulli i pestë kampion radhazi duket se është një mision që kërkon pak impenjim pas një rrugëtimi fantastik në fazën e dytë të kampionatit. Starti i dobët në fillim të sezonit tashmë duket vetëm një ëndërr e keqe, e harruar pas ecurisë së jashtëzakonshme në vitin 2016.

Juventus të Dielën luan në transfertën delikate të Firenzes kundër Fiorentinës dhe në rast të një rezultati pozitiv, e vetmja gjë që i mbetet të bëjë është të ulet përpara televizorit dhe të ndjekë pa kurrëfarë shqetësimi takimin mes Romës dhe Napolit. Festa mund të nisë më 25 Prill por, nëse avantazhi vazhdon të mbetet në kuotën e 9 pikëve, atëhere do të ketë shtyrje të zyrtarizimit të titullit. Nëse 25 Prilli nuk do të jetë data e e shumëpritur, tifozëve të Juventusit do t’u duhet të presin datën 1 Maj në takimin kundër Carpit. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, titulli i pestë kampion qëndron pas derës dhe “Zonja e Vjetër” mjafton të presë kohën e duhur për të nisur festën bashkë me tifozët e saj në sheshin qëndror të Torinos.