Juventus në “San Siro” me katër “senatorë”

E publikuar: 13/10/2015 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“San Siro” në Itali konsiderohet edhe si “Meka” e futbollit në vendin fqinjë. Përballjet më epike të dekadave të fundit të Serie A janë konsumuar pikërisht në fushën e blertë të Milanos, ashtu siç do të ndodhë edhe këtë fundjavë. Derbi i Italisë hap dyert për një 90 minutësh që mund të peshojë shumë në fundin e sezonit si për Interin ashtu edhe për Juventusin. Bardhezinjtë janë nën presionin e vazhdimësisë së rezultateve pasi me 8 pikë më pak se Interi në 7 javët e para, kamionëve nuk u lejohen më hapa falsë. Juventusi i epokës “Andrea Agnelli” ka arritur të zhvillojë ndeshje spektakolare në shtëpinë e Interit. Që prej sezonit 2010-2011 bardhezitë nuk kanë dalë asnjëherë pa pikë nga “San Siro”. 5 ndeshje, 3 fitore dhe vetëm 2 barazime me një total prej 11 pikësh.

5 vite beteja me gardën e vjetër në radhë të parë edhe këtë vit. Buffon, Bonucci, Chiellini e Marchisio janë njerëzit simbol të torinezëve në këtë derbi që do ta bëjë Italinë të mbajë frymën këtë të Dielë. Gjithçka nisi në Tetorin e vitit 2010 me Juventusin e Del Nerit që barazoi pa gola dhe më pas gjithçka shkoi në drejtimin e duhur për të fituar 4 tituj rresht që tashmë janë pjesë e historisë së këtij klubi. Në një sfidë të tillë, Juventusi dhe Interi nuk kanë nevojë për motivim shtesë, mjafton që të përmendet emri i kundërshtarit dhe 22 gladiatorë janë gati për një tjetër betejë të gjatë e cila do të heqë shumë pikëpyetje.