Juventus – Inter, formacionet e mundshme në Derbin e Italisë (Foto)

E publikuar: 09/12/2017 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat italiane kanë zbuluar formacionet që dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi mund të luajnë sot (e shtunë) në derbin e njohur si “Derby d’Italia”.  

Juventusi janë nikoqirë të Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian, Serie A.

Kjo ndeshje është derbi e javës, por edhe klasikja italiane e cila njihet si “Derby d’Italia” dhe zhvillohet sot (e shtunë) në Allianz Stadium të Torinos.

Bianconerët vijnë në këtë ndeshje nga dy fitore radhazi, ku e fundit ishte në udhëtim te Napoli, fitore kjo që ka ngritur lart moralin e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Juventusi të motivuar pas fitores te Napoli (Getty Images)

Në anën tjetër, Nerazzurrët janë lider të kampionatit pa asnjë humbje nga 15 ndeshjet e para dhe qëllimi i vetëm është të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj rivalit të hidhur.

Interi është lider i Serie A me 12 fitore dhe 3 barazime! 

Në këtë sezon, sikurse Allegri ashtu edhe Luciano Spalletti kanë preferuar të luajnë më shumë me një formacion, por te Zonja e Vjetër duket se do ketë ndryshime për këtë derbi.

Sipas mediumit italian GazzettadelloSport, Allegrit pritet të startoj pa yllin e tij,  Paulo Dybala, me Juan Cuadradon dhe Mario Mandzukicin në mbështetje të Gonzalo Higuainit, ndërsa mungesë e madhe do të jetë edhe portieri Gianluigi Buffon, i cili nuk është gati.

Te Interi, Spallettit i janë kthyer Joao Miranda dhe Roberto Gagliardini nga suspendimet me kartonë, ndërsa i gatshëm për takim është edhe Matias Vecino, me trajnerin italian që pritet të startoj në derbi me formacion që ka luajtur më shumë se 10 ndeshje pa ndryshuar. /Telegrafi/

Formacionet e mundshme në Derby d’Italia: