Numra të frikshëm që në fillim. Gonzalo Higuain nuk e humbet asnjëherë mundësinë për të treguar vlerat e tij. 90 milionë Eurot e shpenzuara nga Juventusi për një lojtar që pas disa muajsh do të mbushë 29-vjec janë shumë por gjithsesi El Pipita me paraqitjet e tij në fushë ka bërë që tifozët bardhezinj të ëndrrojnë një sezon të madh me argjentinasin në sulm. 3 gola në 3 ndeshje ka shënuar, argjentinasi me klubin e tij të ri edhe pse dy nga këto takime i ka nisur nga stoli, me një mesatare prej një goli në 39 minuta, shifra këto me të vërtetë të frikshme. Gjatë sezoneve të kaluara me fanellën e Napolit, Higuain nuk e kishte nisur asnjëherë kaq mirë. Në 3 ndeshjet e para të sezonit 2013-2014, bomberi argjentinas realizoi 2 herë, në atë pasardhës nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës ndërsa në sezonin e kaluar sërish u mjaftua me dy gola, por iu deshën cdo 121 minuta për gol.
Në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Juventusit, Higuain fitoi menjëherë zemrat e tifozëve. Fillimisht realizoi me një goditje nga një pozicion diagonal pas vetëm 4 minutave ndërsa pak vonë me një tentativë fluturimthi gjeti edhe golin e dytë personal ndaj Sassuolos një finalizim shumë i bukur ky. Në fushë El Pipita merret shumë mirë vesh me argjentinasin tjetër Dybala dhe ata të dy sëbashku janë të aftë të realizojnë gjëra të mëdha. Rekordi prej 36 golash në Serinë A i vendosur sezonin e kaluar, mund të thyhet sërish nëse Higuain vazhdon me këto ritme.