Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën e bardhezinjve, dëmtim i shkallës së dytë në muskujt e kofshës së djathtë.
Dy muaj pa Paul Pogba, një goditje shumë e rëndë për Juventusin që i duhet të bëjë pa mesfushorin francez për rreth 60 ditë. Praktikisht sezoni ka përfunduar për Paol Pogba. 22 vjecari do të humbasë me siguri të plotë çerekfinalet e Champions League që startojnë në 14 dhe 15 prill ndërsa ndeshjet e kthimit luhen një javë më vonë. Por Juventus nuk do ta ketë Pogba edhe në rast se arrin të kualifikohet në gjysmëfinale, ndeshjet e të cilave do të luhen në datat 5 dhe 13 maj. Mesfushori mund të kthehet në fushë për Juventusin në Europë vetëm nëse bardhezinjtë arrijnë të shkojnë deri në finalen e Championsit, ndërsa në futbollin italian ekziston mundësia që të rishihet në fushë për finalen e Kupës së Italisë si dhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Napolit dhe Veronës.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën e bardhezinjve, dëmtim i shkallës së dytë në muskujt e kofshës së djathtë. Transferta e Dortmundit i kushtoi shtrenjtë Paul Pogba, dy ditë para sfidës së kthimit me Borusian e Dortmundit kishte sinjalizuar një lëndim të lehtë muskular por vendosi të shtrëngonte dhëmbët për të mos munguar në sfidën decizive të Championsit. Lotët në sytë e Pogba pas zëvendësimit të detyruar që pasoi përplasjen e tij në duelin me Papastathopuoulos ishin paralajmërimi i një dëmtimi që do ta mbante gjatë jashtë fushe. Tani Juventusit i duhet të përballojë fazën vendimtare të sezonit pa yllin e saj, dhe në mesfushë do të jetë shumë i nevojshëm rikuperimi i Andrea Pirlos, që mund të rikthehet mes të grumbulluarve që për sfidën e rradhës kundër Genoas.