Emri i Rodrigo Bentancur gjithnjë e më shumë po lakohet në media.
Sipas Goal.com, për lojtarin ka shfaqur interesim të madh Atletico Madridi pasi lojtari pëlqehet shumë nga Diego Simenone.
Por, raportohet se oferta e skuadrës spanjolle është refuzuar nga Juventusi.
Festa e Rodrigo Bentancur me Ronaldon te goli ndaj Udineses (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
Lojtari tregoi paraqitje të mira në Kampionatin Botëror me Uruguain dhe për aq minuta sa ka te Juve.
Por, pavarësisht ndeshjeve të mira nga 21-vjeçari ai vazhdon të jetë zgjedhja e Massimiliano Allegrit pas Sami Khedira dhe Miralem Pjanic.
Gjithsesi skuadra nga Torino e shikon atë si lojtar të së ardhmes dhe kështu refuzoi Atleticon.
Bentacur deri më tani në sezonin 2018/19 në Serie A ka luajtur vetëm 288 minuta, ku ka arritur të shënoj një gol. /Telegrafi/


















