Kampioni aktual i Italisë, Juventus është i gatshëm të bëjë një investim të madh.
Krerët e bardh e zinjve po e vëzhgojnë talentin kolumbian të Portos, Juan Quintero.
22-vjeçari i cili ishte i huazuar për një stinor në Pescara, premton shumë dhe për këtë ‘Zonja e Vjetër’, po e dëshiron.
Ka qenë trajneri Maxi Allegri i cili ka dërguar agjentët e tij në ndeshje të Portos për ta përcjellë nga afër dhe ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tij.
Sipas ‘calciomercato’, lideri i Serie A, po mendon që të dërgojë ofertë zyrtare prej 20 milionë euro për talentin kolumbian.