Juve i ofron pagë të majme Pogbas

E publikuar: 30/04/2016 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Juventusit po synojnë t’ia vazhdojnë kontratën yllit francez, Paul Pogbas

Beppe Marotta, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, të hënën pritet të mbajë një takim me yllin francez, Paul Pogba, ku do të diskutohet rreth rinovimit të kontratës.

Juve pritet t’i ofrojë Pogbas një pagë prej 6,5 milionë Euro në sezon, të cilës i shtohen edhe bonuse për paraqitjet dhe rezultatet.

Synimi i Juventusit është që Pogba të qëndrojë në Torino, por nga ana tjetër duhet parë dhe dëshira e lojtarit. E, nëse ky i fundit dëshiron largimin, Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë ofertat që do të vinë, nga ku pritet që konkurrenca të jetë e fortë

Interesim për lojtarin kanë shfaqur ekipet si: Manchester United, PSG, Barcelona, Reali Madrid.