Kampionët italian dëshirojnë të përfitojnë maksimumin nga transferimi i “shekullit” për ekipin torinez.
Juventusi është i vendosur të zbulojnë një sërë statujash të Cristiano Ronaldos rreth Torinos – pasi qytetarët po çmenden për futbollistin e ri të arritur në klubin italian.
Klubi shpreson se kjo do t’i ndihmojë tifozët të lidhen edhe më tepër me super yllin portugez, i cili është transferuar për 105 milionë euro te kampionët e Serie A, gjersa do të paguhet 500 mijë funte në javë.
Është raportuar se bardhezinjtë kanë shitur mbi 520 mijë copë fanella të Ronaldos brenda disa ditëve pas arritjes së marrëveshjes katërvjeçare.
Ekipi i marketingut i Juventusit shpreson se statujat në qytet do të kontribuoj në zhvillimin e turizmit në këtë vend gjersa kërkojnë ta kthejnë atë në një Disneyland të futbollit.
Ndryshe, Ronaldo sot është prezantuar para tifozëve të shumtë që ishin prezent para stadiumit Allianz, ku ka nënshkruar edhe autografe.
Ai me këtë rast gjatë prezantimit ka premtuar se do të japë maksimumin për të fituar të gjitha trofetë e mundshme, mbi të gjitha Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/