Juventus pritet të nis bisedimet me skuadrën e Chelseat për Juan Cuadrado. “Zonja e vjetër” kërkon që të blejë kartonin e kolumbianit i cili ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën bardhezi.
Ai bëri 37 paraqitje me Juven duke shënuar 5 gola e duke ndihmuar skuadrën e Allegrit të fitojë titullin e pestë radhazi në Itali.
Por, zyrtarët e Juves nuk do të udhëtojnë deri në Londër vetëm për Cuadradon, pasi ata do të tentojnë të marrin me vete në Torino edhe brazilianin Oscar.
Numri 8 i Chelseat është gati të largohet pas një sezoni tmerrësisht të dobët për “blutë” të cilët aktualisht pozicionohen në vendin e 9 në klasifikim.
Oscar nuk është grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të “bluve” për arsye dëmtimi, por mediat britanike thonë se ky është vetëm një sinjal i qartë se mesfushori nuk është në planet e Contes.
/TCh/