
Flutura Kusari, juriste e mediave (Foto: FB)
Juristja e medias, Flutura Kusari i ka quajtur të tmerrshme deklaratën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku të bëra për ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi për të cilën tha se “niveli i saj është sikur që del prej shtëpisë publike”.
“Shprehjet e Sami Lushtakut drejtuar Adriana Matoshit jane te tmerrshme, te papranueshme dhe te rrezikshme per krejt grate qe jane prezente ne domenin publik!” – ka shkruar Kusari.


















