96 tifozët që mbetën të vdekur në tragjedinë e Hillsborough në vitin e largët e 1989, u ndanë nga jeta si pasojë e një vrasjeje të pavullnetshme ishte ky kontastimi i gjykatës që u mor këtë cështje dhe që mesditën e kësaj të Marte mbylli përfundimisht hetimet. Në 15 Prill të vitit 1989 në sfidën gjysmëfinale të Fa Cup mes Liverpoolit dhe Notingham Forest, 96 persona mbetën të shtypur në momentin që disa prej shkallëve të stadiumit Hillsborough në veri të Anglisë nisën të rrëzoheshin, kjo edhe për faktin se impianti ishte mbushur në një kapitecitet mbi atë normal. Në këtë kontekst pesha kryesore e përgjegjësisë shkoi për shefin e policisë që David Duckenfield që kishte detyrë kryesorë të kujdesej për shëndetin e tifozëve që ishin të pranishëm në stadium. Në atë periudhë gjykata e akuzoi David Duckenfield-in për shpërdorim detyre duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor të atyre vdekjeve për shkak të neglizhencës që tregoi. Gjatë asaj kohe u zbulua se shefi i policisë kishte dhënë urdhërin të hapej porta e tribunës C në mënyrë që të hynin në stadium edhe 2000 fansa të tjerë ndërkohë që kjo pjesë e impiantit ishte e tejmbushur. Për vite me rradhë të afërmit e viktimave kërkuan drejtësi për tragjedinë e Hillsborough madje në 12 Qershor të vitit 2012 një komision investigimi i pavarur shpalli policë britanike si fajtoren kryesore për këtë ngjarje./supersport.al/
Juria vendos: Tragjedia e Hillsborough, gabim i policisë
NGA KATEGORIA