Lajmet

Juratovic: Gjermania do t’ju mbështes për vizat – demarkacioni nuk është kriter i padrejtë

11.07.2016 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Juratovic: Gjermania do t’ju mbështes për vizat – demarkacioni nuk është kriter i padrejtë

Europa po punon për ‘europianizmin’ e Ballkanit dhe jo që të ‘ballkanizohet’ Europa. Negociatat nuk janë të padrejta kur kriteret janë përcaktuar prej fillimit. Gjermania është për heqjen e vizave për kosovarët, por vetëm pas përmbushjes së kritereve- përfshirë edhe miratimin në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi. Kosova në marrëveshje ndërkombëtare, si demarkacioni, duhet të sillet si shtet, pa marrë parasysh ngjyrimet e koalicionit qeverisës. Josip Juratovic, deputet në Bundestagun gjerman flet për Express
Josip Juratovic, një ligjvënëse gjerman që në Bundestag përfaqëson partinë e dytë të koalicionit të qeverisë qendrore gjermane e sheh si gjë shumë të rëndësishme përcaktimin e vijave kufitare të Kosovës me fqinjët e saj, me theks të veçantë marrëveshja me Malin e Zi.

Juratovic i Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë në një intervistë për Gazetën Express thotë se kujton se atje ka njerëz që jetojnë dhe në qoftë se kufijtë nuk janë të përcaktuara në mënyrë të qartë, “ne nuk e dimë për cilin vend këta njerëz i përkasin”.

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi fqinjë sigurisht që është një pengesë e madhe”, thotë Juratovic për Express

Tanja Fajon, raportuese e BE’së për regjimin e vizave konstatoi ditë më parë që shqyrtimi i rastit të Kosovës që të lëviz pa viza në Zonën Shengen do të shtyhet deri në shtator- arsyeja mos-miratimi nga Kuvendi i Kosovës i demarkacionit me Malin e Zi. Opozita kosovare, por edhe elementë brenda partive në pushtet e kanë komentuar këtë si kriter të padrejtë për Kosovën.

Josip Juratovic, një ish-refugjat kroat tash me nënshtetësi gjermane që e njeh mirë mentalitetin Ballkanas, dhe në këtë rast deputet i pushtetit në Gjermani ka krejt mendim të kundërt.

“Negociatat nuk janë të padrejta. Do të ishte e padrejtë po të shtohej ndonjë kriter i në proces. Megjithatë demarkacioni i kufirit ka qenë një kriter që nga fillimi. Kriteret janë të njëjta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Juratovic për Express.

Çështja e demarkacionit në mes të Kosovës e Malit të Zi nuk i ka ndarë vetëm këto dy shtet, por më shumë e ka ndarë pozitën dhe opozitën në vend që shkojnë deri në akuza për tradhti kombëtare. Por, në krejt këtë përplasje në mes të partive në pushtet dhe atyre jashtë pushtetit në qeverinë qendrore pësuan qytetarët e vendit- liberalizimi i vizave për kosovarët po shtyhet pikërisht për këtë çështje.

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic thotë se në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është demarkacioni me Malin e Zi, Kosova duhet të sillet si shtet, pa marrë parasysh kush është në pushtet.

“Politika ndërkombëtare ka nevojë për vazhdimësi- kjo është e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën. Çdo vendi i duhet një konsensus për marrëveshjet ndërkombëtare që ato të respektohen – pavarësisht nga ngjyrat partiake të qeverisë”, tërheq vërejtjen Juratovic, dhe shpreh mendimin se “Është problematike se çështjet e demarkacionit të kufirit tashmë janë kthyer në mosmarrëveshje partizane”.

“Pasi kriteret janë të vendosura, ato duhet të përmbushen”- thotë Josip Juratovic për Gazetën Express.

Pavarësisht kritikave për pjesëtarët e skenës politike kosovare për mos-marrëveshjet që kanë krijuar për një marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës që sipas tij duhej zbatuar si përgjegjësi shtetërorë karshi politikës ndërkombëtare, Juratovic konfirmon për Express se “Megjithatë Qeveria Gjermane dhe parlamenti janë në favor të lëvizjes pa viza (për kosovarët) në qoftë se kriteret janë përmbushur me të vërtetë”.

Por, Josip Juratovic kujton se as për qeverinë e tyre nuk është e lehtë të vazhdojnë mbajtjen e këtyre qëndrimeve. “Udhëtimi pa viza është një temë e nxehtë në publikun gjerman. Pas numrit të lartë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një grup i publikut presin edhe më shumë refugjatë që vijnë nëse fillon udhëtimi pa viza”, thotë Juratovic.

Ballkani Perëndimor ka qenë jo rrallë problematik për Europën, por së fundi telashi Unionit ekonomik të Europës i doli edhe Britania e Madhe që vendosi me një referendum vendosi që të dalë jashtë BE’së. Por sa do ta ndikoj ky zhvillim integrimin e shteteve në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, në BE?

“Shpejtësia e procesit të pranimit nuk varet pyetje si “Brexit’it”, por vetëm në reformat që po zbatohen nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor”, thotë për Express Josip Juratovic duke shtuar se “Ne punojmë për një ‘europianizimin’ e Ballkanit Perëndimor në vend të një ‘ballkanizimi’ të Evropës. Kriteret e pranimit janë të përcaktuara qartë”. /GazetaExpress/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit