Teleskopët tashmë bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm, dhe astronomët kanë mundur të identifikojnë dy hëna të reja që orbitojnë Jupterin.
Këto hëna, të cilave u referohen “hënëza” për shkak të përmasave të vogla të tyre, janë vetëm një milje larg njerëi-tjetrit. Ky zbulim e çon numrin total të planetit gjigant në 69.
Dy henat e reja janë zbuluar nga shkencëtarët e Carnegie Institution for Science në Uashington, të cilat kanë punuar në osbervatorin e Kilit. Këto hënëza nuk kanë ende një emër dhe u referohen me kode S/2016 J1 dhe S/2017 J 1, ku S do të thotë Satelit dhe J do të thotë Jupiteri.
Këto zbulime erdhën surprizë për astronomët të cilët po kërkonin për objekte jashtë sistemit tonë diellor, kur panë këto hënëzat.
Të dyja hënat duket se janë në orbit në kah të kundërt me rrotullimin e Jupterit përreth boshtit të tij.
/ Top Channel