Shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ai ishte etiketuar si një “vrasës” nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një takimi të trazuar të G7 në Kanada.
“Trump më tha javën e kaluar se ‘je një vrasës brutal’”, tha Juncker, në Parlamentin e Bavarisë në Mynih të enjten.
“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në një kërcënim të tillë për SHBA-të”, shtoi Juncker.
“Unë mendoj se ai donte të thoshte një kompliment, por unë nuk jam aq i sigurt”.



















