Në moshën 34-vjeçare sulmuesi brazilian do të luajë në Major League Soccer me Orlando Magic dhe ishte Kaka ai që bëri të ditur lajmin.
Në rrjetin social Twitter ai i uroi mirëseardhjen Baptistas duke i paraprirë zyrtarizimit të akordit që pritej prej ditësh.
Baptista ishte pa skuadër që pas largimit nga Cruzeiro dhjetorin e kaluar ndërsa për të u përfol për tërheqje nga futbolli por ky transferim i dha fund spekulimeve për ish sulmuesin e Real Madridit, Arsenalit dhe Sevillas./supersport.al