Julian Assange merr shtetësinë ekuadoriane

E publikuar: 12/01/2018 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange, i cili ka jetuar për 5 vjet si i strehuar brenda amabasadës së Ekuadorit në Londër, mori shtetësinë e vendit të Amerikës Latine.

Assange pati kërkuar strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur arrestimin nën akuzat për një rast përdhunimi në Suedi. Akuzat tashmë janë hequr.

Vendimi i Ekuadorit për t’i dhënë shtetësi Julian Assange-it shihet si një përpjekje e pasukseshme për ta lejuar atë të largohet nga ambasada, pa u përballur me arrestimin nga policia britanike për shmangien e lirimit me kusht.

Londra e hodhi poshtë kërkesën e Ekuadorit për t’i dhënë Assange status diplomatik, që do ta lejonte atë të largohej i sigurtë nga ambasada.

Julain Assange po ashtu mund të përballet me aktpadi nga Shtetet e Bashkuara për publikimin në WikiLeakes të mijëra dokumenteve sekrete në Shtetet e Bashkuara.