I pyetur nëse i ndjek spektaklet e humorit, përveç ‘Apartamenti 2XL’ ku ai punon për momentin, Juli tregoi se ‘Portokalli’-në nuk e ka ndjekur që nga largimi i tij.
Gjithashtu përpara pak javësh Juli ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ që u transmetua në ‘Top Channel’ dhe ai ka treguar se rikthimi i tij në këtë televizion i dha një ndjesi të mirë.
I pyetur nëse do të punonte përsëri në ‘Top Channel’ aktori është shprehur: “Kurrë mos thuaj kurrë, sepse ‘Top Channel’ është institucion si çdo televizion tjetër është kënaqësi të punosh në çdo vend, jetës nuk i dihet karriera është e gjatë.” /revistawho.com

















