Juan Mata, e ardhmja larg Man. United

E publikuar: 12/08/2016 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e Juan Mata duket se do të jetë larg “Old Trafford”. Spanjolli vazhdon të jetë në listën e futbollistëve që do të largohen nga Manchester United. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, i cili me marrjen e drejtimit të “djajve të kuq” ka kërkuar largimin e një grupi të madh futbollistësh. Gjithesei Mata mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Evertoni është gati të formuloje një ofertë për ta vënë lojtarin nën urdhërat e Koeman.