Ju mungoi Xhemi Shehu, rikthimi i saj jashtë parashikimeve

E publikuar: 07/02/2018 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhemi Shehu ka qëndruar larg ‘manisë’ së  ditëve të sotme dhe nuk dihet nëse këtë e ka bërë me dëshirën e saj apo dikush i ka hakuar Instagramin. Ajo u largua për të disatën herë dhe kthimi me ç’duket do të jetë i largët.

Por për të gjithë që iu ka munguar moderatorja e dashur e ‘Portokalli’, gazetarja Mira Kazhani ka posuar një foto të realizuar krejt rastësisht.

‘Shkon njeriu ne Gjermani dhe sheh dhjetra japonez, gjermane po e po dhe takon edhe kete te bukren e dheut Xhemi Shehu’-ka shkruar gazetarja.

Në foto Xhemi duket ‘ujë dhe sapun’, shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në ekran. /Gazeta Express/