Ju kujtohet ‘Kassandra’, shikoni si duket tash (Foto)

E publikuar: 11/05/2015 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja Coraima Torres, e cila para më shumë se dy dekadash ishte një yll televiziv me rolin e Kassandras, vazhdon të duket mirë.
Ajo tash është 41 vjeçare, ndërsa ka publikuar në Twitter një fotografi me djalin e saj dhe me aktorin Alejandro Otero, ndërkohë që mediat e kanë përgëzuar për dukjen.
Coraima është e lindur në Venezuelë, ndërsa u bë e famshme me telenovelën e viteve të nëntëdhjeta, “Kassandra”, e cila u shfaq në më shumë se 100 vende.
Pas famës me këtë telenovelë, ajo u zhvendos në Kolumbi, ku luajti në serialin tjetër “Suenos y espejos” dhe ra në dashuri me bashkaktorin Nicolas Montero, me të cilin edhe u martua.