Lajmet

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

05.07.2026 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata nëse nuk arrijnë të gjejnë konsensus.

Joseph në një intervistë për Ekonomia Online, tha se përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e situatës e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të shumicës që kontrollon në Kuvend, por shtoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të.

“Absolutisht. Ata duhet ta bëjnë këtë. Dhe nëse nuk e bëjnë, unë do të them këtë: Nëse liderët politikë dhe përsëri, po flas në shumës, nuk po them vetëm që Kryeministri Kurti ka përgjegjësi. Ai ka përgjegjësinë kryesore sepse kontrollon shumicën e votave në parlament, dhe ky është një vendim parlamentar, por të gjithë ata mbajnë përgjegjësi. Dhe votuesit, do ta them këtë, votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin”, tha Joseph.

Duke folur për ndikimin e situatës aktuale politike, Joseph bëri dallimin mes stabilitetit të vendit dhe zhvillimit demokratik, duke theksuar se, sipas tij, Kosova mbetet një shtet i qëndrueshëm, por ngërçi aktual nuk është një shembull i mirë për demokracinë.

“Këto janë dy pyetje të ndryshme. Stabiliteti është një pyetje, ndërsa zhvillimi demokratik këto janë dy gjëra të ndryshme. Nuk besoj se kjo ndikon në stabilitet, dhe nuk do të doja ta thosha këtë, sepse besoj se Kosova është një vend i qëndrueshëm dhe një demokraci e qëndrueshme. Republika e Kosovës është e tillë, dhe unë e mbështes atë, dhe mbështes hyrjen e Kosovës në NATO, për të cilën kam qenë një nga mbështetësit më të fortë. Për sa i përket zhvillimit demokratik, është e tmerrshme. Është e qartë, përgjigjja është e qartë. Ky nuk është një shembull i mirë i zhvillimit demokratik. Dhe duhet të theksojmë këtu, ky nuk është si një ngërç tipik parlamentar, siç pati një herë Belgjika një ngërç njëvjeçar, atë situatë e ke kur ke një shumicë shumë të ngushtë. Por këtu keni një parti që ka një aftësi të qartë”, deklaroi ai, për Ekonomia Online.

Profesori amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar pezullimin e dialogut strategjik si zhvillim negativ dhe duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka humbur një mundësi të rëndësishme në raport me komunitetin serb.

“Po, ka dallime. Sigurisht, ishte shumë e keqe të shihje Shtetet e Bashkuara të pezullonin dialogun strategjik. Dhe kjo është një përforcim i mesazhit që dhashë, i cili është njohja e të gjithë qytetarëve në Kosovë, e të gjitha komuniteteve, përfshirë komunitetin serb, dhe mënyra se si qeveria i trajton ata. Dhe qeveria ka një mundësi të jashtëzakonshme dhe ka pasur një mundësi që nuk e ka shfrytëzuar që t’i thotë komunitetit serb të Kosovës: “Kryeqyteti juaj është në Prishtinë. Prishtina kujdeset për ju. Beogradi nuk kujdeset për ju.” Dhe ata e kanë humbur këtë mundësi”, u shpreh Joseph.

Ai komentoi edhe procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se nuk ka informacione të veçanta për rrjedhën e tij, por shprehu shqetësimin se mund të ekzistojë një motivim, i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm, për të nxjerrë një vendim dënues ndaj të akuzuarve.

“Në rregull, sigurisht, unë nuk kam asnjë informacion të veçantë dhe askush nuk duhet të mendojë se kam. Jam si të gjithë të tjerët, thjesht po vëzhgoj. Do të thosha se jam i shqetësuar. Nuk do të bëj një parashikim, por jam i shqetësuar se mund të ketë, me vetëdije ose pa vetëdije, një motivim që kjo gjykatë të gjejë ndonjë dënim për të pandehurit. Sepse si mund ta justifikojnë ndryshe këtë proces shumëvjeçar dhe shumë të shtrenjtë, pagat e tyre të larta, stafin e tyre, gjithë atë mbështetje? Pra, ata kanë një buxhet të madh, dhe pastaj ju merrni ish presidentin Thaçi, e largoni nga detyra këtu dhe e çoni atje lart, dhe në fund nuk keni asgjë? Nuk ka asnjë dënim? Kështu që jam i shqetësuar se ky mund të jetë një motivim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm”, tha Joseph.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999