Joseph Dioguardi me akuza të rënda në Kongres: Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit

01.05.2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Joseph Dioguardi me akuza të rënda në Kongres: Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, në dëshminë e tij para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme, që është mbajtur dy ditë më parë në Washington, ka bërë akuza të rënda ndaj elitës politike kosovare e cila sipas tij po bëhet gjithnjë e më pasur.

Dioguardi ka kërkuar llogari edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ka mbështetur Kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e tij, e cila sipas tij është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Ish-Kongresmeni Dioguardi ka kërkuar po ashtu që të hetohet edhe Ambasadori Christopher Dell i cili ka luajtur rol që Kompania Amerikane Bechtel të ndërtojë autostradën Kosovë-Shqipëri.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të deklaratës së Dioguardit.

“Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Humbja e shpresës së shqiptarët, popullatë pro-amerikanë në Evropë, po ashtu është e ndërlidhur me bashkëpjesëmarrjen e BE-së e ShBA-së në disa nga shembujt më flagrantë të korrupsionit, i cili po bën kërdi në Kosovë (njëri nga operativa e BE-së, shtetas gjerman, është dënuar për vjedhjen e 4.3 milionë eurove).

Është koha po ashtu që Administrata të pranojë rolin të cilin ish-ambasadori në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luajtur në nxitjen që Korporata Bechtel të ndërtojë autostradën prej një miliardë dollarësh prej Kosovës deri në Shqipëri (kostoja e së cilës u ngrit në 2 miliardë dollarë dhe e cila ka mundur të ndërtohet për shumë më pak para nga kontraktues lokalë) dhe më pas të marrë një pozicion të lartë në Bechtel në Afrikë pas largimit nga Kosova.

Ndërtimi dhe kostoja e saj e tepruar ndodhën deri sa Kosova ishte (dhe është) një vend i paaftë për të krijuar vende pune dhe stabilitet politik. Kjo është tërësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i State Departamentit të ShBA-së.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike