Josa: Nuk duhet të pësojmë gol me Kukësin

E publikuar: 21/04/2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Kukësi te Kukësi. Skënderbeu do të ndeshet dy herë brenda pak ditësh me skuadrën veriore ndaj së cilës do të luajë një pjesë të madhe të sezonit mes Kupës e Kampionatit. Mesjava është arena e trofeut të dytë sezonal dhe kampionët kërkojnë që këtë vit të mos lëshojnë terren. Gjysmëfinalja e parë u vendos nga një gol i Pero Pejic, por akti i dytë do të zbulojë emrin e skuadrës finaliste me korçarët që do të kërkojnë të shënojnë të paktën një gol për të qëndruar në lojë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol sepse do të kemi në dispozicion 90 minuta për të shënuar. Edhe nëse rezultati do të jetë në favorin tonë nuk duhet ta lejojmë Kukësin të sulmojë. Kjo është një sfidë shumë delikate”.

Dëmtimet janë kryefjala e ditës në kampin e bardhekuqve të cilët, ndaj Partizanit treguan se janë ende një grup i fortë, pavërësisht mungesave.

“Me mungesat jemi mësuar tashmë por edhe ndaj Partizanit skuadra tregoi se lojtarët që mungojnë nuk ndikojnë në lojën tonë”.

Në fund, tekniku i kampionëve nuyk pranon të bëjë një parashikim për këtë sfidë.