Josa dhe Jashanica: Skënderbeu nuk luan për t’u mundur

04.11.2015 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Josa dhe Jashanica: Skënderbeu nuk luan për t’u mundur

Skënderbeu nuk niset i dorëzuar përballë Sportingut të Lisbonës. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë rezultatin e parë historik në fazën e grupeve të Europa League, pavarësisht forcës së jashtëzakonshme të kundërshtarëve. Trajneri Josa nuk bën premtime, por beson te skuadra e tij.

“Ju thatë dy rezultate, ose barazim ose fitoren tonë. Ne nuk hymë në fushë për t’u mundur, pavarësisht nivelit që kanë kundërshtarët tanë. Të marrësh pikë kundër një ekipi siç është Sportingu është diçka me vlera, megjithatë premtimet nuk jepen me fjalë, por në fushën e lojës.”

Tre humbje në ndeshjet e para të Grupit H e kanë venitur disi entuziazmin për arritjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar në rang klubesh. Por, me debutimin që shërben si eksperiencë, Josa kërkon vazhdimësi edhe për sezonin pasardhës.

“Kur çdo gjë nuk mbaron me ndonjë pozitivitet, siç nuk kemi mbaruar ne tani, mua smë duket një eksperiencë e bukur. Kjo është një eksperiencë për të mësuar se çfarë duhet bërë për të qenë më kompetitivë. Dhe që të jemi kompetitiv duhet të kemi vazhdimësi në kampionat, që të përsërisim të njëjtën gjë edhe vitin që vjen”.

Optimist për duelin në Elbasan u shfaq edhe mbrojtësi Bajram Jashanica, autori i golit të vetëm të Skënderbeut në Europa League.

“Kemi ardhur deri këtu me punë dhe shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. Nuk është ndonjë dramë e madhe nëse e mbyllim grupin pa pikë, sepse i ka ndodhur edhe shumë skuadrave më të mëdha se Skënderbeu. Shpresoj që të vijë radha të marrim ndonjë pikë në këto tre ndeshjet e fundit. Do mundohemi të japim gjithçka që të marrim një rezultat pozitiv”./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)