Barcelona dhe mbrojtësi Jordi Alba, kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës pas negociatave të gjata.
Lajmin e konfirmon Cadena Ser, ku sipas tyre në ditët në vijim do të ketë edhe konfirmim nga klubi.
Kontrata e Albas me klubin nga Camp Nou ka hyrë në 18 muajt e fundit, ndërsa spanjolli është mbrojtësi i majtë kryesor i Barcelonës dhe është në formë të mirë.
Kjo ka bërë që të ketë një marrëveshje të re, ku lojtari do të qëndrojë me Blaugranat deri në verën e vitit 2024.
Kjo kontrata mund të bëjë që ai ta mbyll karrierën në klubin e tij të fëmijërisë.
Marrëveshja aktuale skadon në qershor të vitit 2020, dhe posedon një klauzolë lirimi prej 150 milion eurosh, por ai dëshironte një kontratë të përmirësuar.
Lionel Messi e Jordi Alba . (Photo by David Ramos/Getty Images)
Juventusi dhe Manchester United thuhet se janë ndër klubet e interesuara për një lëvizje të mundshme të spanjollit.
Alba ka luajtur më shumë se 250 ndeshje për Barçën që kur erdhi nga Valencia në vitin 2012./Telegrafi/



















