Jordania anulon festimet e Krishtlindjeve në shenjë solidarizimi për luftën në Gaza

E publikuar: 28/11/2023 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jordania anuloi festimet e Krishtlindjeve, në shenjë solidarizimi për luftën që po zhvillohet në Gaza.

Edhe pse ky shtet është me shumicë myslimane, krishtlindja është një festë publike në Jordani.

Por kongregacionet do të heqin dorë nga ndriçimi i pemëve publike dhe festimet e tjera për t’u përqëndruar në shërbimet fetare, tha Këshilli i Udhëheqësve të Kishës në Jordani.

Gjithashtu, komuna e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar kishte thënë javën e kaluar, se nuk do të mbante festa tradicionale në shenjë nderimi për palestinezët e vrarë në Gaza.