Jonida Vokshi bën gafë edhe në natën e fundit të Big Brother VIP Kosova

E publikuar: 28/02/2026 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, e njohur për gafat e saj gjatë spektakleve live, nuk i shpëtoi një tjetër lapsusi as në natën vendimtare.

Teksa atmosfera ishte në kulm dhe publiku po priste me padurim shpalljen e fituesit të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Vokshi gabimisht u shpreh se “do të zgjidhet finalisti”, në vend që të thoshte se do të shpallej fituesi.

“Dhe jemi shumë afër emrit të finalsitit”.

Renditja përfundimtare e edicionit të katërt ishte:

Vendi i pestë: Hygerta

Vendi i katërt: Klodi

Vendi i tretë: Ludo

Vendi i dytë: Elijona

Ndërsa fituesi i madh i këtij sezoni u shpall Londrimi.