Jonida Maliqi e nis mëngjesin me më të bukurën e jetës së saj!

E publikuar: 10/10/2017 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithashtu edhe sa i përket fizikut të saj, Maliqi duket më në formë se kurrë. Por mëngjesin e sotëm ka treguar përmes Instastories një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj, siç është mamaja e saj. 

“E bukura ime”,-ka shkruar Maliqi krahas fotos. Në këtë imazh mamaja e saj shfaqet duke zgjedhur një pardesy të kuqe. 

Mesa duket shijen dhe dashurinë për veshjen Jonida e ka marrë pikërisht nga nëna e saj. 

Aktualisht Maliqi nuk është duke u marrë me ndonjë produksion të ri muzikor, por është fokusuar më tepër tek biznesi i saj privat. 

Sa i përket jetës personale ajo ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj biznesmen, Genti. Ata së bashku kanë një djalë, vogëlushin Dan./Gazeta Express/