Johnson akuzon Arabinë Saudite se ka gisht në luftërat në Lindjen e Mesme

E publikuar: 08/12/2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boris Johnson ka akuzuar aleatin e shtetit të tij, Arabinë Saudite, se është angazhuar në ‘luftërat’ në Lindjen e Mesme.

Gazeta Guardian ka publikuar pamjet ku shihet ministri i jashtëm britanik duke thënë se politikanët atje e kanë “helmuar dhe abuzuar fenë” për përfitime politike.

Ai tha se Arabia Saudite dhe Irani janë marioneta për shkak të mungesës së lidershipit të fortë në rajon, transmeton KP.

Zyra e Jashtme tha se Arabia Saudite është një aleat dhe Britania e Madhe mbështeti përpjekjet e saj për të siguruar kufijtë.

Johnson javën e kaluar ka thënë: “Ka politikanë të cilët janë të gjarpërues dhe kanë abuzuar me fenë, me variacione të ndryshme të së njëjtës fe, në mënyrë që më tej të arrijnë qëllimet e tyre politike”.

“Kjo është një nga problemet më të mëdha politike në të gjithë rajonin dhe tragjedi për mua”, u shpreh ai.