Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri.
Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person, lidhur me këtë vepër penale.
Që nga fillimi i këtij viti, janë regjistruar 570 raste me 610 autorë nga të cilët 202 janë arrestuar, sipas statistikave të Policisë së Shtetit.
Më së shumti raste të denoncuara ka në Tiranë, pastaj në Durrës, Fier dhe Vlorë, raporton Top Channel.