Autoritetet Irlandeze kërkuan përgjigje nga rrjeti social lidhur me planet për të shkrirë pjesërisht Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.
Komisioni Irlandez Për Mbrojtjen e të Dhënave është përgjegjës për rregullimin e Facebook në Bashkimin Evropian. Komisioni kërkoi përgjigje të menjëhershme nga për planet e kompanisë..
Javën e kaluar Nju Jork Times raportoi se CEO Mark Zuckerberg dëshiron të kombinojë tre shërbimet në pronësi të Facebook. Ato do të vijojnë të jetë aplikacione më vete por infrastruktura mbi të cilën operojnë Instagram, WhatsApp dhe Messenger.
Vetë rrjeti social konfirmoi lajmet duke thënë se po “përpiqej ta bënte më të lehtë për njerëzit të komunikojnë së bashku.”
Kërkesa e autoriteteve Irlandeze është një tregues i presionit me të cilin media sociale më e madhe në botë përballet që nga viti i kaluar.
Ky presion ka ardhur në rritje si rezultat i skandaleve që përfshinë kompaninë. /PCWorld Albanian