Jo nënë/baba – Apeli italian konfirmon “prindi 1” dhe “prindi 2” në kartat e identitetit të të miturve

E publikuar: 15/02/2024 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2” duhet të përdoren në kartën e identitetit të të miturve për të treguar prindërit e tyre. Është ky vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës, e cila shfyqizoi një dekret të Ministrisë së Brendshme të vitit 2019, të drejtuar në atë kohë nga Matteo Salvini.

Me vendimin e sotëm, Ministria nuk mund të të zbatojë në kartat elektronike të identitetit të lëshuara për të miturit, formulimin “prindër” ose formulim tjetër që korrespondon me gjininë e prindit.

Sipas shoqatës së “Familjeve Ylber” gjyqtarët e shkallës së dytë kanë ripohuar një koncept shumë të thjeshtë që në kartën e identitetit të një fëmije nuk mund të tregohen të dhëna personale, përveç atyre që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

Historia nisi në vitin 2019, kur një dekret i firmosur nga ministri i atëhershëm, Matteo Salvini, vendosi fjalët nënë/baba në dokumente në vend të “prindërve”.

“Ne do të mbrojmë familjen natyrale të themeluar në bashkimin midis një burri dhe një gruaje”, deklaroi Salvini.