Jeniffer Lopez vazhdimisht shihet në shoqërinë e të fejuarit të saj Alex Rodriguez.
51 vjeçarja ditën e djeshme u pa në një takim me të në Miami, transmeton lajmi.net.
JLo kishte zgjedhur një veshje plot stil me një palë xhinse të gjëra një triko të shkurt ku ekspozoi barkun e sheshtë teksa doli nga makina e saj e markës “Porsche”.
Ajo kombinoi veshjen me një palë atlete, syze dhe një çantë të vogël. I fejuari, Rodriguez u kujdes për partneren e tij derisa i kishte sjell një shishe ujë.
Alex Rodriguez kishte zgjedhur një palë xhinse me ngjyrë të zezë një bluzë ngjyrë gri dhe një palë atlete ngjyrë të bardhë.
Çifti më vonë u panë duke ngrënë ushqim në njërin nga restaurantet në Miami. Rikujtojmë se JLo së fundi ka qenë në një dietë e cila ushqehej me ushqim që përmbante karbohidrate dhe më shumë ujë.
Ndryshe, këngëtarja të dielën vazhdoj të tregoi kujdesin që i kushton lëkurës ku edhe reklamoi disa nga produktet që përdor me disa video të publikuara në Instagram.