Kim dhe unë ndoshta jemi të ngjashme, por vetëm në aspektin fizik. Për dallim nga Kimi, unë punoj. I jam dedikuar gazetarisë dhe shkrimit. Ajo është bërë e famshme pasi ka bërë një porno-film privat.
Jimena Sanchez është një bombë e vërtetë kur bëhet fjalë për format trupore, për të cilat ajo njihet në mbarë botën, ndërsa pikërisht për to, mediet kanë filluar ta krahasojnë me Kim Kardashianin. Pikërisht për shkak të formave trupore, më saktësisht për shkak të vitheve të bujshme, këtë gazetare të sportit, e quajnë Kim Kardashain meksikane.
Dhe kur i krahasoni fotot e dy zeshkaneve, do ta shihni se ngjashmëria është vërtetë e madhe. Mirëpo, Jimena nuk dëshiron aspak që ta krahasojnë me bukuroshen amerikane. “Kim dhe unë ndoshta jemi të ngjashme, por vetëm në aspektin fizik. Në aspektin profesional, ne dallojmë shumë. Për dallim nga Kimi, unë punoj. I jam dedikuar gazetarisë dhe shkrimit, shkruan Zëri.
Ajo është bërë e famshme pasi ka bërë një porno-film privat dhe është shoqëruar me Paris Hiltonin’, ka thënë Sanchez. Përveç që në rrjetin televiziv “Fox”, ajo punon si gazetare, Jimena në jetën private e adhuron sportin. Po ashtu, ajo adhuruesit e saj të shumtë, në rrjetet sociale vazhdimisht i qeras me foto seksi, për të cilat ajo vazhdimisht merr komplimente të shumta. /Zëri/