Zëvendëskryeministri dhe ministër për Komunitete he Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq është takuar sot në Kralevë të Serbisë me personat e shpërngulur nga Kosova dhe ka porositur se do të luftojë për kthimin e çdo familjeje serbe, transmeton Gazeta Express.
Jevtiqi, gjithashtu, i ka thirrur të zhvendosurit që masovikisht të vijnë në Kosovë dhe të votojnë në zgjedhjet lokale më 22 tetor, duke porositur se “nga fuqia e Listës Srpska varet edhe ajo se me çfarë intensiteti intensiteti dhe në çfarë mënyre do të zgjidhen problemet e tyre”.


















