Jevtiq fton serbët të kthehen në Kosovë

E publikuar: 11/09/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 200 serbë të shpërngulur nga Kosova kanë vizituar sot Ferizajn dhe kanë marrë pjesë në një meshë në kishën e Carit të Shenjtë Urosh në qendër të qyteti t.

Me ta ka qenë ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, i cili i ka ftuar serbët të kthehen në qytetin e tyre dhe të mos e shesin pasurinë.

Jevtiq, në deklaratën për tanjug, transmeton Koha.net, tha se ka gatishmëri të pushtetit lokal në Ferizaj,i cili po ia rregullon fasadën e kishës, që të përkrahë kthimin e të shpërngulurve.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe sot të ftoj të shpërngulurit të jenë këmbëngulës dhe të nisin procesin e kthimit dhe që ata që s’e ka kanë shitur pasurinë, mos ta bëjnë këtë në të ardhmen. Ne gjithsesi do të jemi këtu që t’iu ndihmojmë në procesin e kthimit”, ka thënë Jevtiq.