Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, këtë e bëri duke shkelur Deklaratën Universale, Konventën Evropiane dhe Paktin Ndërkombëtar, të gjitha këto pjesë integrale e kushtetutës, mbi të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat civile dhe politike, njofton Klan Kosova.
“Në njërën anë, qytetarët e Kosovës nuk mund të shfrytëzojnë efektivisht mekanizmat juridik ndërkombëtar, ku Serbia na pengon”.
“Në anën tjetër, po ky shtet agresor përfiton nga një qasje jo asimetrike ndërkombëtare, në lidhje me atë se kush ishte viktima e kush agresori”.



















