Jetët e njerëzve në rend të parë, thuhet nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë

E publikuar: 18/05/2020 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.