Për shkak të sëmundjes së diabetit, Gani Kollçakut, nga Peja iu desha ta amputonte këmbën, por gjendja e përkeqësuar ia rrezikon edhe tjetrën.
Ai jeton me dy djemtë e tij, por të ardhurat e vetme i ka nga pensioni, njofton Klan Kosova.
Shtëpia në të cilën banon Ganiu me dy djemtë e tij, është në gjendje të mjerueshme, madje një pjesë e saj edhe ishte shembur kohë më parë.
Ai shpreson se njerëzit vullnetmirë do ta ndihmojnë të paktën me ndërtimin e shtëpisë.
Kronikë nga Merita Neziri.