Jeta luksoze e fëmijëve të pasur të Budapestit (Foto)

E publikuar: 24/09/2018 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi pasur rastin t’i shohim fëmijët e pasur të Beverly Hillsit dhe Dubait, duke i vënë “flakën” Instagramit me fotografi nga jeta e tyre luksoze.

Por, tani e kanë radhën fëmijët e pasur të Budapestit të cilën janë vënë në aksion, duke mos hezituar ta shfaqin me ndjekësit e tyre çdo aktivitet që ata e bëjnë nëpër vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Llogaria e tyre numëron rreth 40 mijë ndjekës, kurse çdo lëvizje të tyre që e bëjnë e dëshmojnë duke publikuar foto me qëllim që t’i mbajnë të informuar fansat e tyre.

Kur flasim për pasanikët është e pamundur të mos përmenden veturat e shtrenjta, jahtet, veshmbathjet dhe pushimet ekzotike në plazhet më të bukura të botës.

Disa prej tyre kanë postuar shishe të shtrenjta të shampanjës, grumbuj parash, rroba të markave të njohura botërore, udhëtimet me helikopter privat dhe jaht. /Telegrafi/