Instagrami kohëve të fundit është duke shërbyer për të “promovuar” jetën luksoze e fëmijëve të pasanikëve.
Dhe kështu është duke ndodhur edhe me fëmijët e pasanikëve të Stambollit, të cilët për asnjë moment nuk po hezitojnë të publikojnë fotografi nga pushimet luksoze, veturat e shpejta sportive, jahtet, aeroplanët e helikopterët privatë, transmeton Telegrafi.
Në disa fotografi të rinjtë e Stambollit shfaqen në vetura luksoze siç janë Porsche dhe Lamborghini, por nuk mungojnë as aeroplanët e helikopterët privatë.
Por kur flitet për pasanikët nuk ka si të mos ndodh që të pozojnë në pishina të resorteve të shtrenjta, kurse gardëroba e markave të njohura janë pjesë e pashmangshme e imazhit të tyre.
Por, ajo qfarë bie më shumë në sy janë pozat me piton gjigant dhe revole të larë në flori. /Telegrafi/