Jeta e randë e pa shpi. 7 anëtarë të familjes Çallaku jetojnë vetëm me 3 euro në ditë

E publikuar: 08/04/2015 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo asht familja Çallaku nga Gjakova.

Ndërsa këta janë vetëm 4 nga 7 anëtarët e kesaj familje, që jetojnë në kushte t’randa.

E puna qe bajnë nuk ju heq as shpenzimet ma elementare per jetë.

 

Rritjen e 5 femive, në keto kushte, po e ka shumë të vështire edhe nana e tyne, Gjyla.

Edhe pse ne gjendje të mjerueshme, që s’e plotëson asnji kusht për me jetue në te, kjo shpi prej lloqi, zyrtarisht nuk i takon kësaj familje.

E që kjo prone, nese ka me ju takue atyne, ata thone se asht në dorën e komunës.

Çallaku pretendon se kjo pronë asht e tyne, mbasi ka ma shumë se 60 vjet qe familja e tij jeton këtu.

Madje, simbas tyne, keta ishin të paret në ketë lagje qe tash asht mbushë plot me ndertesa.